Inceneratori i Tiranës/ GJKKO kthen në burg ish-zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka rikthyer në burg, ish-zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshin, një prej të akuzuarve lidhur me aferën e Inceneratorit të Tiranës.
Apeli i GJKKO-së dha këtë vendim pasi pranoi ankimimin e SPAK. Abeshi u lirua nga GJKKO më 10 janar të këtij viti, pas kërkesës së bërë për shuarjen e kësaj mase sigurie.
Ndërkohë është lënë e pandryshuar masa e sigurisë për 7 ish-zyrtarët, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Silena Tola, Alba Thoma, Sadita Kopliku dhe ish-ministrin Lefter Koka.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 27.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 5 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimet e personave nën hetim A.Th., B.K., L.K., N.S., S.K., S.T., T.T., P.A., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 134, datë 07.12.2023, vazhduar me vendimin nr. 136, datë 11.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
1.Ndryshimin e vendimit nr. 134 datë 07/12/2023 dhe nr. 136 date 11/12/2023
të Gjykates se Posasme te shkalles se Pare per korrupsionin de krimin e organizuar duke:
-Caktuar masën se sigurimi personal shtrengues ‘arrest ne burg’ sipas neni 238
te Kodit te Procedures Penale, ndaj te hetuarit z.P.A., i biri z. H. dhe znj.F., lindur me {…}, ne {…} dhe banues ne {…}.
2. Miratimin e vendimit nr. 134 date 07/12/2023 dhe nr. 136 date 11/12/2023 te Gjykates se Posame te Shkalles se Pare per korrupsionin dhe krimin e organizuar per te hetuarit z. L.K., z.T.T, z. N.S., z. B.K., znj.S.T., znj.A.Th., znj.S.K.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


