Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani vizitë në Departamentin e Drejtësisë së SHBA, takime me zyrtarë amerikanë

8 Maj 2024, 17:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani vizitë në
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka zhvilluar një takim me drejtues kyç në Departamentin e Drejtësisë së SHBA.

Gjatë vizitës së tij në Uashington DC këtë javë Metani u takua me Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë Michael Horowitz, Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm Bruce Swartz dhe Këshilltarin e Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale Jeffrey Ragsdale.

Zyrtarët amerikanë riafirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në misionin e saj jetik në mbështetje të profesionalizmit, pavarësisë dhe integritetit mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT) në Ambasadën e SHBA në Tiranë mundësoi me krenari një takim mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe drejtuesve kyç në Departamentin e Drejtësisë së SHBA. Gjatë vizitës së tij në Uashington DC këtë javë, z. Metani u takua me Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë Michael Horowitz, Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm Bruce Swartz dhe Këshilltarin e Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale Jeffrey Ragsdale. Zyrtarët amerikanë riafirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në misionin e saj jetik në mbështetje të profesionalizmit, pavarësisë dhe integritetit mes gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.



 

Po ndodh...

ide