
‘Ishte shumë e ftohtë’, Hoxha tregon se çfarë pagesash ka bërë nëna e Monikës për familjen Metaj-Kryemadhi

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar thirrjen në SPAK, të Fatime Kryemadhit, nënës së deputetes së Partisë së Lirisë, dhe njëherësh bashkëshorte e ish-presidentit Ilir Meta.
Hoxha shprehet se e ëma e Kryemadhit ka qenë shumë e kthjellët dhe e përgatitur për mesazhet që do të përcillte në media, edhe pse ka qëndruar në SPAK për më shumë se 5 orë. Sipas tij, nga hetimi që SPAK ka bërë mbi pasurinë e çiftit Meta-Kryemadhi, ka rezultuar se nga prindërit e Monikës, janë bërë disa pagesa, përfshirë shkollimin e fëmijëve, si dhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Hoxha shtoi se nga banesa e nënës së Kryemadhit, BKH ka sekuestruar një aparat celular, i cili do të shërbejë si provë për hetimet që është duke kryer Prokuroria e Posaçme.
Artan Hoxha: BKH shkon në shtëpinë e Fatime Kryemadhit dhe merr një celular. SPAK e ka marrë, zonja Kryemadhi ka vajtur deri në gjykatën e lartë dhe kërkesa e saj është rrëzuar. Ky aparat vijon të jetë në dispozicion të hetimeve të SPAK.
Në dosjen për hetimin pasuror, rezulton që shpenzimet për shkollën e fëmijëve, një ndërhyrje kirurgjikale dhe disa shpenzime të tjera, këto shpenzime janë bërë me të ardhura që janë përfituar nga zhvillimi i pronës së zonjës Fatime dhe bashkëshortit.
Ajo tha kam patur pronën e burrit, kam ndërtuar pallatin dhe paratë i kam për fëmijët. Ra në sy fakti që pas gjashtë orësh, ishte shumë e ftohtë dhe e përgatitur. Ishte e kthjellët, u përpoq të çonte një mesazh. Tha se në celular nuk janë gjetur as biseda për tendera, 5D, etj.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128