
Itali, 20-vjeçari shqiptar kapet me makinë të vjedhur rrugëve të Torinos

Kapja e shqiptarit u bë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në Mirafiori të Torinos. Episodi ndodhi në rrugën “Ignazio Collino”, ku 20-vjeçari tërhoqi vëmendjen e policëve teksa ndalonte në kryqëzim.
Një 20-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali pasi po udhëtonte në korsinë e gabuar dhe me drejtim të kundërt, duke rrezikuar të shkaktonte aksident.
Por pas ndalimit nga patrulla, u zbulua edhe se ai po drejtonte një makinë të vjedhur.
Kapja e shqiptarit u bë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm (4 mars), në Mirafiori të Torinos.
Episodi ndodhi në rrugën “Ignazio Collino”, ku 20-vjeçari tërhoqi vëmendjen e policëve teksa ndalonte në kryqëzim. Kur pa efektivët ai tentoi të arratisej dhe kur pa se nuk po ia dilte dot duke udhëtuar mbrapsht, e braktisi veturën dhe u largua me vrap.
Megjithatë, arratisja e tij nuk zgjati shumë, pasi oficerët e ndaluan pas pak minutash. Nga hetimet e kryera në vendngjarje, rezultoi se automjeti me të cilin udhëtonte i riu ishte vjedhur rreth një muaj më parë, informon media italiane.
Dyshohet se i riu është pjesë e një grupi grabitësish, ndërsa gjykata e la në arrest shtëpie dhe hetimet po vijojnë për të zbardhur të plotë aktivitetin e tij kriminal.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128