Izolimi e çoi drejt vetëvrasjes? Zbardhen detaje nga vdekja e 17-vjeçarit në Gjirokastër

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mesditën e kësaj të diele në Gjirokastër, ku një adoleshent dyshohet se i dha fund jetës në mënyrë tragjike, pasi u gjet i varur në banesën e tij.
Viktima është shtetasi V. Peçi, 17 vjeç, nga fshati Valare, i cili u dërgua nga familjarët rreth orës 13:30 pa shenja jete në spitalin e Gjirokastrës. Mësohet se familja është me origjinë nga fshati Picar i Gjirokastrës.
Deri më tani ende nuk dihet se çfarë e shtyu të miturin drejt këtij akti ekstrem, por burime për mediat nga të afërm të familjes Peçi bëjnë me dije se 17-vjeçari vuante nga probleme izolimi dhe melankolie, por nuk ishte nën ndonjë trajtim mjekësor.
Policia ka sekuestruar telefonin dhe disa sende personale të adoleshentit, ndërsa pritet të merren në pyetje bashkëmoshatarë dhe nxënës të shkollës së mesme “Siri Shapllo”, ku i riu ndiqte mësimet.
Kujtojmë se vetëm dy muaj më parë, një tjetër 17-vjeçare nga e njëjta shkollë i dha fund jetës, duke shtuar shqetësimet mbi qëndrueshmërinë emocionale në tërësi të adoleshentëve dhe problemet e shumta të patrajtuara.
-
-
Deklarata e parë e Gjestit pas fitores në “BBV4”
20 Prill, 16:05
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


