“Ka kërkuar punë në Shkodër!”- Zhdukja e 28-vjeçarit australian në Valbonë, flet i vëllai: Më njoftoi pronari i hotelit! Ai ishte ndarë nga grupi dhe ishte nisur për…

Vëllai i një australiani 28-vjeçar, Cameron Twiss, që është zhdukur në Valbonë prej disa muajsh teksa ishte duke eksploruar vendin, ka folur për zhdukjen e të vëllait dhe kontaktet e fundit me të.
Në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, ai ka treguar se Cameron ishte një udhëtar pasionant, që preferonte të udhëtonte vetëm dhe të shijonte natyrën.
Sipas tij, ai është njofuar nga pronarët e një hoteli në Shkodër, ku Cameron ka qëndruar dhe ku kishte shprehur dëshirën për të punuar.
Siç ka treguar vëllai i të riut të zhdukur, Cameron kishte biseduar me pronarin e hotelit për mundësinë e punësimit në këmbim të akomodimit.
Vëllai i australianit të zhdukur: Kontaktet me vëllanë i kam pasur në fillim të tetorit 2024. Vëllai ka qenë ndërmjet Valbonës dhe Thethit. Janë bërë disa kërkime me helikopter, por s’është gjetur gjë. Mikeli i hostelit në Shkodër më ka njoftuar. Pronari i hotelit më tha se Cameron u shkëput nga turma e shkoi drejt Thethit dhe kur nuk u kthye pas 10 ditësh, pronari në këtë moment ka lajmëruar policinë dhe familjen. Kryesisht në grup ishin dhe shqiptarë nga Tirana. Cameron ishte i vetmi i huaj mes shqiptarëve të tjerë. Mikeli më ka thënë se Cameron donte që të ecte vetëm.
Cameron ka qejf shumë udhëtimet në natyrë. Ka shëtitur i vetëm edhe në Shqipëri. Ai ka qenë edhe në vende të tjera të Europës dhe ka qenë edhe në Shqipëri, pasi ia kanë rekomanduar. Sa duket, ka provuar që të punojë në Shkodër. I ka thënë pronarit të hotelit, që mund të punoj që mos të paguaj. Ka punuar në një restorant edhe në Angli. Unë udhëtova në Shqipëri dhe sërish mu thanë të njëjtat gjëra. Kemi shumë pak informacion dhe nuk dimë se cila është pista.
Zhdukja e të riut që nga tetori i vitit të kaluar ka shqetësuar dhe alarmuar familjen e tij. Cameron kishte qëndruar me çiftin Mikel Vuksanaj dhe Irene Gjoni, pronarë të një hoteli në Shkodër.
Më 11 tetor, Cameron darkoi me pesë shqiptarë në shtëpinë e Mikel Vuksanajt. Katër të tjerët ishin bashkëshortja e Mikelit, dy nga nipërit e tij dhe një tjetër shqiptar që qëndronte me ta. Më 12 tetor, ai u vendos në bujtinën “Kol Gjoni” në Valbonë, i shoqëruar nga Mikel Vuksanaj dhe një nga nipërit e tij.
Më 13 tetor, rreth orës 05:30, Mikel Vuksanaj, nipi i tij dhe Cameron u nisën me një grup prej 50 shqiptarësh nga Tirana, drejt majës më të lartë në Shqipëri. Rreth orës 07:00, Cameron shprehu dëshirën për të shkuar direkt në Theth, në vend të itinerarit të planifikuar, dhe vendosi të ndahej nga grupi që do të ndiqte shtegun drejt majës. Ai pritej të mbërrinte në Theth rreth orës 11:00, për të ngrënë drekë dhe më pas të kthehej në Valbonë po atë ditë.
Atë ditë, Cameron shkëmbeu mesazhe zanore me dy miq dhe gjithashtu i dërgoi mesazhe zanore me përmbajtje të ngjashme një shoku tjetër. Të gjitha mesazhet dhe informacionet rreth zhdukjes së shtetasit australian janë dorëzuar në Policinë e Shkodrës, por familjarët shprehen se autoritetet nuk kanë treguar ndonjë interes.
Të gjitha rrobat, laptopi dhe pasaporta e Cameron mbetën në shtëpinë e Mikel Vuksanajt, ku ai po qëndronte. Janë kryer kërkime intensive, si në terren ashtu edhe me dronë, për të parë nëse ai mund të kishte rënë diku, por pa sukses.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


