
Kapen 172 kg bimë të jashtë igjshme në Itali, në pranga përfundojnë 3 shqiptarë

Autoritetet e policisë italiane informojnë se nën sinjalizimin e Policisë shqiptare kanë mbajtur nën vëzhgim një automjet tip Renault Captur me në bord dy shqiptarë të dyshuar se kanë mbërritur në territorin italian për të marrë në dorëzim një ngarkesë kokaine.
Automjeti u identifikua në Trieste e më pas ka udhëtuar drejt Emilia Romagna.
Në afërsi të një zone industriale në Rubiera, është afruar nga një kamion shoferi i të cilit i ka dorëzuar një pako relativisht të madhe.
Menjëherë ka nisur operacioni i Policisë që ka ndaluar 3 shqiptarët (dy prej tyre në bordin e Renault si dhe shoferin e kamionit).
Kontrolli në dy automjetet solli në gjetjen e 172 kg kokainë, 156 kg u gjetën në në një vend të fshehur në furgon e 16.350 kg të tjera në automjetin e ardhur nga Shqipëria.
Ndaj 3 shqiptarëve është lëshuar urdhëri i arrestit me burg e ka nisur një proces hetimor për identifikimin e prejardhjes së kokainës e bashkëpunëtorëve të tyre.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128