Kapet me 9 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Francë

3 Qershor 2024, 21:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kapet me 9 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Francë
Një i ri shqiptar u arrestua nga policia franceze teksa transportonte një sasi lënde narkotike të llojit kokainë.

Shqiptari 25-vjeçar është arrestuar në zonën e pushimit St Léger, në A10, në Charente-Maritime.

Doganierët francezë i bënë shenjë ndalimi dhe gjatë kontrollit të mjetit i gjetën në makinë 9 kilogramë kokainë.

Sipas burimeve droga ishte fshehur në kutinë e vendosur poshtë levës së marshit. Vlera e kokainës nëse do të hidhej në treg përllogaritet në rreth 600.000 euro.

25 vjecari shqiptar pritet të dalë këtë të martë përpara gjykatës së Saintes.

 

Po ndodh...

ide