Lajme flash

Kapet me sende të paligjshme, arrestohet 40-vjeçari në Berat

4 Prill 2025, 09:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kapet me sende të paligjshme, arrestohet 40-vjeçari në Berat

Një 40-vjeçar është arrestuar në Berat pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Bëhet me dije se gjatë kontrollit fizik, 40-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu bëhet me dije se një tjetë 40-vjeçar është arrestuar pasi kishte vjedhur një automjet në Kuçovë dhe ishte shpallur në kërkim.

Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Berat/Kontrolle intensive për goditjen e veprimtarive kriminale dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

-Kishte me vete doza Cannabisi, me qëllim shitjen, si dhe armë gjahu dhe armë të ftohta, arrestohet 40-vjeçari.

-Vodhi një automjet në Kuçovë, ndalohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore:

-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat arrestuan shtetasin S. D., 40 vjeç, sepse gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;

-specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, K. O., 40 vjeç, banues në Kamzë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, sepse dyshohet se në vitin 2021, ka vjedhur një automjet, në Kuçovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...