Lajme flash

Sot seanca për aferën 'Partizani', pritet të vendoset nëse Berisha dhe Malltezi do kalojnë për gjykim

4 Prill 2025, 09:40 / POLITIKË ALFA PRESS

Sot seanca për aferën 'Partizani', pritet të

GJKKO pritet të vendosë këtë të premte në orën 09:30 në seancë paraprake nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim, me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi, ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina.

Tashmë që të pandehurit kanë përfunduar me mbrojtjen, në seancën e sotme paraprake është radha e prokurorëve që t’i përgjigjen pretendimeve të avokatëve.

Më pas, gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi pritet të vendosë përfundimisht për kalimin e dosjes për gjykim, që do të ishte përballja e vërtetë e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë.

Procesi vjen në këtë pikë pas gati 4 vite e gjysmë nga nisja e hetimeve dhe mbi 6 muaj pasi Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë u morën të pandehur, ndërsa seanca e parë paraprake u zhvillua që më 24 tetor. 

Berisha dhe Malltezi vijojnë të jenë në masë sigurie, i pari “detyrim paraqitje” dhe i dyti “arrest shtëpie”. .

Po ndodh...