Kapja e 3.3 ton kokaine në Spanjë/ Burg pa afat për 8 persona, mes tyre shqiptarë, zbulohet roli i “noterëve të kokainës”

Gjykata e Mislatës, ka vendosur burgim pa afat për 8 nga 11 të arrestuarit qe u kapën me 3.3 ton kokainë brenda një kontejneri brenda një magazine industriale në Xirivella në 30 nëntor.
Në mesin e 11 të arrestuarve janë 6 shqiptarë, 3 spanjollë, 1 kolumbian dhe 1 dominikan. Asnjë prej tyre nuk ka zgjedhur të dëshmojë, as para Policisë Kombëtare dhe as para gjykatësit. Tre personat të cilët janë liruar përkohësisht janë 2 persona nga Shqipëria dhe 1 spanjoll.
Një nga shqiptarët, të gjithë të ardhur nga Barcelona, dhe kolumbiani vepronin, si ‘noterë’ të shkarkimit të kokainës. Ata ishin “sytë dhe veshët” si të shitësit në Kolumbi, ashtu edhe të grupit importues dhe shpërndarës, që i përket kartelit ballkanik, të drejtuar nga shqiptarët dhe që prej disa vitesh ka marrë nën kontroll një pjesë të mirë të trafikut të madh të drogës.
-
-
-
Vrasja në Prishtinë, Naim Murseli mohon akuzat
3 Dhjetor, 18:04
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



