Karamuço jep detaje për operacionin në Fushë Krujë: 3 persona janë larguar drejt Dubait

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli në lidhje me aksionin e SAPK në Fushë Krujë, ku u godit një grup i dyshuar për trafik droge.
Në Euronews, Karamuço shpjegoi tre persona dyshohet se janë larguar drejt Emirateve, ndërsa 11 urdhra arresti, janë ekzekutuar.
Ai tha se zona e fushë Krujës dhe Malësisë së Krujës është dyshuar prej kohësh si vend i kultivimit të Cannabis sativa dhe i aktiviteteve kriminale, përfshirë edhe vrasje me pagesë ndërsa u shpreh se grupi dyshohet se ka dërguar drogë në vende të ndryshme të Evropës.
Karamuço thekson se aktiviteti i tyre shtrihej në disa vende të Evropës dhe lidhej edhe me Amerikën Latine ndërsa shpjegoi se hetimet u koordinuan me Turqinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera përmes informacionit të siguruar nga SkyECC.
“Edhe vet SPAK doli në deklaratë për këtë operacion. Në 24 orët e fundit, forcat operacionale dhe të ndërhyrjes së shpejtë kishin filluar lëvizjet, që tregonte një operacion të madh. Sot u finalizua me 14 urdhra arresti; tre persona dyshohet se janë larguar drejt Dubait, ndërsa 11 urdhra u ekzekutuan. Ne e kemi thënë prej kohësh se zona e Fushë Krujës dhe Malësisë së Krujës, krahas vrasjeve me pagesë, ishte përfshirë në kultivimin e Cannabis sativa.
Ky grup dyshohet se dërgonte drogë në vende të ndryshme të Evropës dhe shpërndante kokainë përmes linjave të tjera. Grupi është i gjeneratës së dytë, i fuqizuar dhe i sofistikuar.
Aktiviteti i tyre thuhet se shtrihej në disa vende të Evropës dhe lidhej edhe me Amerikën Latine. Hetimet u koordinuan me Turqinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera përmes informacionit nga SkyECC. Dy ose tre elementë të grupit dyshohet se janë me rrezikshmëri të lartë dhe janë larguar drejt Emirateve”, tha Karamuço.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
