Kurti: Të akuzuarit për shpërthimin në Ibër-Lepenc të lidhur me shtetin e Serbisë

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha të mërkurën se të dhënat e inteligjencës tregojnë se tre serbët e akuzuar për shpërthimin në kanalin jetik të ujit, Ibër-Lepenc, kanë qenë të lidhur ngushtë me strukturat shtetërore të Serbisë.
Një ditë më parë, prokurorët e Kosovës ngritën aktakuzë ndaj Jovan Viqentijeviç, Dragisha Viqentijeviç dhe Igor Dimoviç për shpërthimin e vitit të kaluar në kanalin e ujit që furnizon dy termocentralet kryesore të vendit.
Ata akuzohen se shpërthyen 20 kilogramë të llojit TNT në kanal, duke dëmtuar strukturën e tij prej betoni, ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm dhe duke penguar sistemin e ftohjes për termocentralet me qymyr, gjë që ngriti shqetësime për ndërprerje të rrymës.
Që të tre janë arrestuar pas sulmit.
Në një shkrim në Facebook të mërkurën mbrëma, Kurti i përsëriti deklaratat e mëparshme se “sulmi ka ardhur nga Serbia, fqinji ynë verior, agresiv e armiqësor”.
“Tashmë është në rrugë të mbarë hetimi i këtij rasti, ku janë siguruar prova se pikërisht tre serbët e akuzuar ishin në vendin e ngjarjes natën kritike, për ç’gjë falënderoj institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe FBI-në nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për punën profesionale të kryer në këtë rast”, tha Kurti.
Ai nguli këmbë se gjykimi në këtë rast “do ta dëshmojë se të akuzuarit ishin pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, të lidhur ngushtë me mikun e (presidentit të Serbisë Aleksandër) Vuçiçit, terroristin Millan Radoiçiç, dhe strukturat tjera shtetërore të Serbisë që planifikuan dhe urdhëruan sulmin terrorist”.
Kurti po i referohej ish-nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në vend, Millan Radoiçiç, të cilin autoritetet kosovare e kërkojnë me fletarrestim për vepra të ndryshme penale, përfshirë për një sulm vdekjeprurës kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit më 2023.
Radoiçiçit e mori përgjegjësinë për atë sulm ku u vra një rreshter kosovar dhe tre sulmues serbë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
