Belind Këlliçi sqaron mesazhet e publikuara në media: Tentativë e sponsorizuar për të më baltosur, po ndjek rrugën ligjore

10 Dhjetor 2025, 22:08 / POLITIKË ALFA PRESS

Belind Këlliçi sqaron mesazhet e publikuara në media:

Tentativë baltosje të sponsorizuar i ka cilësuar nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së Belind Këlliçi, mesazhet e publikuara në media në lidhje me disa mesazhe të publikuara në media mes tij dhe ish-zyrtarit të qeverisë, Ervis Berberi. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai mohoi të ketë njohje me të, por theksoi se kjo është një fushatë linçimi ndaj tij, të cilën do ta ndjekë në rrugë ligjore.

“Kam pasur reagim zyrtar për këtë çështje, artikuj të sponsorizuar ndaj meje. Po ndjek rrugën ligjore për këtë rast. U bënë disa muaj që lexoni biseda të mia me Ervis Berberin. Nuk e njoh fare, nuk e kam takuar asnjëherë. Zero”, u shpreh deputeti demokrat në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Këlliçi u përgjigj edhe për mesazhet e publikuara në media me shokun e tij të fëmijërisë, ëpr të cilën tha se ato datonin 5 vite e gjysmë më parë kur ai nuk kishte asnjë funksion publik.

“Para 5 viteve e gjysmë kur nuk kam pasur asnjë funksion kur kam qenë i arrestuar. Kam qenë duke protestuar dhe jam shoqëruar forcërisht në komisariat dhe më është bërë një batutë që merr një protestues për të luajtur me letra. Kjo është absurde e qesharake. Ishte një komunikim në kohë pandemie dhe mes shokësh kemi kontaktuar për të luajtur”, tha Këlliçi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Këlliçi tha se gjithë aktivitetin e tij politik e ka përqendruar te kauzat dhe protestat, duke sakrifikuar evente shoqërore e familjare.

“Kohën time ia kam dedikuar kauzave dhe protestave dhje kam humbur evente e aktivitete familjare e shoqërore se kam qenë në protestë. Ky është një banalitet i atyre që e kanë inskenuar dhe që janë sponsorizuar në fushatë linçimi e baltosje ndaj meje”, nënvizoi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Deputeti bëri të ditur se ka nisur procedurat ligjore, duke paditur për shpifje personin që sipas tij ka shpërndarë mesazhet e manipuluara. Ai kërkoi gjithashtu që “çdo mesazh të bëhet transparent dhe publik”. (A2 Televizion)

Po ndodh...

ide