Kërcet arma në Durrës, plagoset 28 vjeçari

Një i ri 28 vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta. Shtetasi L. P. është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.01.2023, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
