Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Pajtime Fetahu

1 Prill 2025, 10:16 / AKTUALITET ALFA PRESS
Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) rrëzoi kërkesën e gjyqtares Pajtime Fetahu për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Pas shqyrtimit të çështjes, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi rrëzimin e kërkesës së Fetahut.

Apeli ka lënë në burg Fetahun pasi i jepte Suel Çelës vendime gjyqësore në favor apo duke ndikuar tek të tjerët për favorizime.

Kërkuesi Pajtime Fetah me datë 27.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit, urdhëruar me vendimin nr. 138 datë 22.11.2025 dhe nr. 146 datë 27.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 230/2, 238 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 89, datë 01.04.2025, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (personit nën hetim) Pajtime Fetah

2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.

Po ndodh...