Kishin kultivuar lëndë narkotike në Roskovec, arrestohen dy vëllezër

4 Korrik 2025, 10:10 / AKTUALITET ALFA PRESS
Kishin kultivuar lëndë narkotike në Roskovec, arrestohen dy

Dy vëllezër janë arrestuar në Roskovec pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike. Operacioni u zhvillua në kuadër të planit kombëtar “Koordinata” për goditjen e kultivimit të kanabisit. Në zonën e quajtur “Toka e zezë” u gjetën dhe u asgjësuan 65 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Në pranga ranë vëllezërit Endri Ajdini dhe Igli Ajdini.

Roskovec/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

U kapën në flagrancë, në vendin ku kishin kultivuar bimët narkotike, arrestohen 2 shtetas (vëllezër).

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Për rastin u vunë në pranga shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në Roskovec.

Ata u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...

ide