“Kishte informacion Henrik Hoxhaj kë do vrisnit?” Zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit: Do merrte 35 mijë euro!

20 Mars 2025, 12:09 / AKTUALITET ALFA PRESS
“Kishte informacion Henrik Hoxhaj kë do vrisnit?” Zbardhet

Sot po mbahet seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”.

Janë zbardhur detaje nga dëshmia e tij në seancën që po mbahet në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj: Si je njohur me Henrik Hoxhajn?

Dumani: Jam takuar në 30 dhjetor 19, por më kishte folur Festim Qoli për të. Më ka folur kur kam dalë nga burgu herën e parë, kur isha për dy makina të vjedhura.

Pata një debat me një shef policie tek komisariati nr 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë.

Mu bë qejfi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn.

Dumani: Njëherë e kam takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. Atje vetëm jemi përshëndetur. Herën e dytë e takova tek hotel “Diplomat”. Kemi bërë muhabete me Festën dhe Henrikun. Diskutuam për atentatet që do bënin.

Dumani: E morëm Henrikun në bllok dhe shkuam tek “Diplomati”. Pastaj shkuam tek një dyqan afër “Taivanit” ku blemë një telefon të enkriptuar.

Në plan kishim vrasjen e Dorian Shkozës.

Avokatja: Ti çfarë pseudonimi mbaje Në “Sky” për kohën?

Avokatja: I the Henrikut kë do vrisnit?

Dumani: Jo, i thashë vetëm që për ketë do marrësh 35 mijë euro.

Avokatja: Kush u përshi tjetër në këtë vrasje.

Dumani: Kevis Alla, Asllan Plaku dhe unë. Klevisi ishte informator.

Ditën e ngjarjes, ishte Covid, Klevisi erdhi tek shtëpia ime.

Avokatja: Çfarë beri atë ditë?

Dumani: Klevisi do sillte makinë dhe pastaj do ikte me makinën e Henrikut. Do ta vrisnim një natë më herët, por na u prish makina.

Avokatja: I keni treguar Klevis Allës për motivin e vrasjes së Dorian Shkozës?

Avokatja: A ke pasur konflikt personal me Dorian Shkozën?

Avokatja: Kur vendose ta vrisje?

Dumani: Kur kam foli me Erion Alibeajn.

Avokatja: A kishe qëllim të vrisje Anxhelo Avdinë?

Po ndodh...