Klodiana Lala: Çelësi i zbardhjes së aferës "Bankers", një bankë në Austri! Pastrim parash në nivel marramendës

29 Janar 2026, 22:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Klodiana Lala: Çelësi i zbardhjes së aferës

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për hetimet e SPAK ndaj Bankers Petroleum. 

Lala tha se çelësi i zbardhjes së aferës, është një bankë në Austri, ndërkohë që tha se po verifikohet roli i ministrave dhe ish ministrave, që dyshohet se janë të implikuar në aferë. Po kështu edhe roli i kompanive dhe personave që kanë ndihmuar Bankers të shmangë detyrimet tatimore. 

"Ne e kemi mbyllur 2025 me një emision për Bankers. Kam thënë po hetohen disa zyrtarë, ish ministra. Çfarë kam kuptuar nga dosja në SPAK, thelbi është një bankë e nivelit të dytë jashtë vendit, që rezulton se ka bërë pagesa selektive. Llogaritë e kompanisë në Tiranë, janë boshatisur dhe rezultojnë me humbje. Kjo kompani deklaron vetëm humbje dhe nuk ka paguar taksat. Por rezulton sipas të dhënave, që një bankë e nivelit të dytë, është dërguar letërporosi në Austri, kjo bankë ka bërë pagesa selektive dhe çelësi i kësaj çështje, nëse do të merren pagesa që ka kryer, të shihen zyrtarët, kompanitë, ish ministratë, kompanië e PR, lobimit e me rradhë, gjithë afera Bankers mund të zbardhet.

Për momenti nuk ka ndonjë zhvillim, por prokurorit duhet të kthejnë sytë te kjo bankë e nivelit të dytë. Kështu kuptohet se cfarë ka ndodhur me aferën Bankes dhe sa miliona janë vjedhur. Janë minimalisht 5-6 ministra apo ish ministra të përfshirë.

Që nga kompani, ose studio avokatore, kupton që janë në nivel të larta dhe pagesa shumë të larta.

Një letër porosi, më rezulton se është nsiur drejt Austrisë dhe pritet të kuptohet se në favor të kujt janë nisur pagesat. Aty bëhet fjalë për pastirm parash në nivel marramendëse. Kompani offshore janë të vështira për të patur informacion.

Anita Jella dhe Enkelejda Millonai, dy prokuroret e SPAK, kanë dërguar një sërë letërporosi dhe këtu është përqëndruar për momentin hetimi", tha Lala. 

Po ndodh...

ide