Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Vijojnë dëshmitë nga Elbasani, partnerja e mbron në seancë: Nuk është agresiv

Disa dëshmitarë kanë kaluar njëri pas tjetrit të enjten në mëngjes para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Bruksel, e cila aktualisht po gjykon nëntë persona për vrasjen e Ardit Spahiut, kryer më 27 nëntor 2020 në Molenbeek.
Nga dëshmitarët, partnerja aktuale e Franc Gergely-t, i njohur si Çopja, i dyshuari kryesor për vrasjen, mori fjalën nëpërmjet video-konferencës nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ajo e përshkroi atë si një burrë besnik, “kurrë agresiv”, i cili “kurrë nuk ngrinte zërin para askujt”. Ajo deklaroi se nuk ishte në dijeni për ndonjë aktivitet kriminal të të akuzuarit dhe shpalli pafajësinë e partnerit të saj.
Më parë, një dëshmitar shqiptar në moshë rreth të tridhjetave, nga Elbasani në Shqipëri, qyteti prej nga ishte edhe viktima, deklaroi përmes video-konferencës se njihte dy familjet Alibej dhe Çopja, të cilat janë përfshirë në një luftë klanesh që të paktën nga dhjetori 2018.
Kryetarja e gjykatës e pyeti dëshmitarin për një sherr, i datës 2017, që kishte shpërthyer në një lokal në Elbasan dhe në të ishte përfshirë Franc Gergely.
Dëshmitari e përshkroi si një “mosmarrëveshje të vogël” dhe një “sherr të thjeshtë mes meshkujsh” që kishte degraduar.
Kryetarja e gjykatës kujtoi se sherri ishte raportuar në mediat shqiptare dhe se ishin përdorur armë zjarri. Dëshmitari më pas pranoi përdorimin e armëve të zjarrit. Ai gjithashtu deklaroi se një pjesë e dëshmisë, e dhënë të hënën nga vëllai i gruas së vëllait të viktimës, një anëtar i familjes Alibej, ishte një gënjeshtër.
Më herët gjatë mëngjesit, një ekspert ADN-je foli para gjykatës, duke specifikuar se asnjë ADN tjetër, përveç asaj të Ardit Spahiut dhe të burrit që po drejtonte makinën në të cilën ai ndodhej pak para vrasjes së tij, nuk ishte gjetur në vendin e krimit./LA LIBRE/
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
