
“Kokaina masive në administratë”/ Bledi Mane plas deklaratën ‘bombë’ dhe flet me shifra: Ja sa blihet grami sot në Tiranë

Nën emrin operacion “Tempull”, Policia e Shtetit njoftoi pak ditë më parë një operacion të gjerë për kapjen e shpërndarësve të narkotikëve në qytetet e Tiranës, Durrësit, Korçës, Elbasanit dhe Vlorës.
Të dhënat zyrtare flasin për goditjen e 23 grupeve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, teksa Policia arrestoi 233 persona si pjesë e këtyre grupeve, të cilët spërndanin kanabis, kokainë, heroinë, ekstazi kryesisht pranë ambjenteve të shkollave.
Në kuadër të kësaj i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, Bledi Mane ka komentuar megaoperacionin e policisë.
Mane ka folur me shifra për gramin e kokainës, ndërkohë që është shprehur se tashmë kjo drogë është shumë e përhapur në të gjithë vendin.
“Kokaina është bërë shumë masive në administratë, në showbizz. Është e çuditshme që të marresh vesh se qyteti më i droguar në Shqipëri është Gramshi, kjo varet nga jeta sociale, depresioni, rrethi i ngushtë.
Tregu është i prirur tek kokaina dhe hashashi. Po del jashtë mode hashashi në fakt, po e sjellin nga Kanadaja.
Kokaina shitet grami 100 mijë lekë të vjetra, ndoshta tani këto ditë mund të jetë bërë 120 mijë lekë.
Shpërndahet droga nëpërmjet aplikacioneve, çdo lagje ka spaçatorët e vetë. “- tha Bledi Mane.
-
FNSH dhe Renea vijojnë kontrollet në Vlorë, një i shoqëruar
18 Shtator, 21:55 -
-

ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128