Kokainë e fshehur poshtë dyshekut, arrestohen dy shqiptarët në Itali
12 Janar 2024, 09:54 / AKTUALITET

Autoritetet në Itali kanë sekuestruar një sasi të kosniderueshme kokaine, teksa në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë.
Mediat vendase shkruajnë se kokaina u gjet në dy banesa në lagjen Madonna di Campagna të Torinos. Nga kontrollet e policisë thuhet se janë gjetur fillimisht 1.2 kg kokainë të fshehura në zgavrën e një rafti këpucësh, si dhe një peshore precize dhe material të dobishëm për paketimin e drogës në doza.
Janë gjetur gjithashtu 1 kg 25 gram kokainë, tre peshore precize, material i përshtatshëm për paketimin e lëndës narkotike të fshehura brenda një dysheku.
Dy burrat u arrestuan. Vlera e shitjes me pakicë e lëndës së sekuestruar, sipas kostove aktuale të tregut, do të jepte mbi 120 mijë euro.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

