Konflikti për tokat/ Tritoli që terrorizoi Sarandën ju vendos automjetit të Klaus Jaçajt
Pas ngjarjes së rëndë natën e të hënës, (21 Korrik), që tronditi qytetin e Sarandës të mbushur me pushues dhe turistë të huaj, Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shpërthimin e një sasie të madhe eksplozivi.
Në njoftim sqarohet se rreth orës 23:50, në lgjen nr.3 të qytetit, dyshohet se shpërtheu një sasi lënde eksploziv e vendosur në një automjet i cili rezulton të jetë i shtetasit Klaus Jaçaj.
Ky shtetas është i njohur për drejtësinë dhe është shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në qytetin bregdetar ku pas një konflikti mbetën të plagosur shtetasit Gëzim Hajdarajt 33 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç.
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 21.07.2025, reth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
