Kontrabandonte flori drejt Shqipërisë, përfundon në burg 39-vjeçari turk, sekuestrohen rreth 50 mijë euro

21 Mars 2025, 12:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kontrabandonte flori drejt Shqipërisë, përfundon në burg

Operacioni i koduar “Gold” ka çuar në arrestimin e një shtetasi turk, i cili ishte i përfshirë në kontrabandimin e floririt dhe bizhuterive floriri, për t’i shitur në Shqipëri.

Shtetasi i arrestuar, B. A., 39 vjeç, banues në Stamboll, u kap në flagrancë ndërsa po transportonte një sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuterish floriri. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, i cili po udhëtonte në rrugën “5 maji” në Tiranë, policia ka gjetur 455 gramë flori dhe bizhuteri floriri, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar me qëllim shitjen në tregun shqiptar.

Përveç sendeve me vlerë, policia ka sekuestruar gjithashtu 35,000 euro dhe 16,200 dollarë që iu gjetën shtetasit turk, si dhe automjetin dhe celularin e tij. Shtetasi turk është arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë shtetasi S. B., 58 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se ka shitur produktet me vlerë për llogari të B. A.

Materialet procedurale janë referuar për Prokurorinë e Tiranës, e cila do të vazhdojë hetimet për të finalizuar veprimet ligjore ndaj të dyshuarve.

Po ndodh...