
Korçë/ 66-vjeçarja e alarmuar në polici: Prej tre muajsh kemi humbur kontaktet me vëllanë

Në Komisariatin e Korçës është paraqitur një 66-vjeçare nga fshati Biranj, e cila kallëzoi humbjen e kontakteve me vëllain 49 vjeç, për vendndodhjen e të cilit nuk ka dijeni.
Menjëherë pas kallëzimit kanë nisur verifikimet, nga të cilat ka rezultuar se 49-vjeçari Flori Mu ka hyrë në Shqipëri, nga Greqia, më 18 nëntor 2023.
Denoncimi nga familjarët është bërë vetëm tani.
“Më datë 10.02.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja D. M., 66 vjeçe, banuese në fshatin Biranj, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin F. M., 49 vjeç, për vendndodhjen e të cilit, nuk ka dijeni. Menjëherë pas kallëzimit kanë nisur verifikimet, nga të cilat ka rezultuar se 49-vjeçari ka hyrë në Shqipëri, nga Greqia. Vijon puna për gjetjen e tij”, njofton policia.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128