KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Bari Shyti

29 Maj 2024, 18:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Bari Shyti
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 29 maj vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Bari Shyti.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të kryer nga subjekti kundër vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për largimin e tij nga detyra.

Bari Shyti u shkarkua nga KPK më 25 mars të vitit 2021 për probleme në kriterin e pasurisë. Komisioni konkludoi atëherë se Shyti kishte bërë deklarime kontradiktore e të pasakta, si dhe se nuk kishte justifikuar pasurinë e tij me burime të ligjshme.

Po ndodh...