
KPA rikthen në detyrë prokuroren Daniela Sulaj

KPA (Kolegji i Posaçëm i Apelimit) ka rikthyer në detyrë këtë të enjte, prokuroren Daniela Sulaj e cila në vitin 2021 u shkarkua nga KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) pasi nuk justifikonte burimet financiare për të mbuluar blerjen e një trualli për shtëpi në periferi të Tiranës në vitin 2013.
Sulaj ka kërkuar më parë rivlerësimin, për vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Gjatë ditës së sotme u vendos që prokurorja Daniela Sulaj të rikthehet në detyrë. Vendimi hyn menjëherë në fuqi.
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 61/2021, datë 28.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Daniela Sulaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 426, datë 27.07.2021.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 426, datë 27.07.2021 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Daniela Sulaj”, thuhet në njoftim.
Sulaj e ka filluar karrierën në vitin 2004 si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Në vitin 2008 ajo është transferuar në Prokurorinë e Tiranës.
-
Kapet me drogë në Itali, dënohet me burg 30 vjeçari shqiptar
22 Shkurt, 17:42 -
-
-
Kapet me drogë në Itali, dënohet me burg 30 vjeçari shqiptar
22 Shkurt, 17:42 -
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128