Kreshnik Spahiu flet për ekzekutimin e Ardian Nikulajt: Ja pse u publikua videoja e vrasjes

27 Prill 2023, 20:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kreshnik Spahiu flet për ekzekutimin e Ardian Nikulajt: Ja pse u publikua

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se publikimi i videos së vrasjes së Ardian Nikulajt në ambientet e biznesit të tij, ishte horror mediatik dhe traumë publike.

Sipas tij një veprim i tillë nga mediat do të ndikojë drejtpërdrejtë në sezonin turistik, ku turistët do të kenë frikë të vijnë në Shëngjin.


“Nëse ne rrimë 3 muaj trajtojmë vrasjen çdo ditë me atë video barbare, makabër, horror në media, po a ka turist që të shkojë në Lezhë?! Njerëzit janë të gatshëm të lahen në një vaskë 3 muaj dhe të mos pranojnë të shkojnë në atë zonë të jenë turist. Ku ka turist të huaj të shkojë në Shëngjin pasi 3 muaj media shqiptare transmeton atë video të tmerrshme?! Ka një standard. Nuk mundet të shohin fëmijët në rrjete sociale e në media atë video. Është shumë e rëndë,” – u shpreh Spahiu.



Po ndodh...

ide