Kreu veprime të turpshme ndaj 56-vjeçares, arrestohet 64-vjeçari në Himarë

31 Janar 2024, 16:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kreu veprime të turpshme ndaj 56-vjeçares, arrestohet
Një 64-vjeçar është vënë në pranga në Himarë pasi ka  ka kryer veprime të turpshme ndaj një 56-vjeçarjeje. Gjithashtu sipas njoftimit të policisë është proceduar edhe një 50-vjeçar pasi ditën e djeshme është kapur duke hedhur inerte në det në zonën e plazhit që ka në menaxhim. 

Njoftimi i plotë:

DVP Vlorë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Xh., 64 vjeç, banues në Himarë, pasi ka bërë kallëzim një 56-vjeçare, se ky shtetas, në menyrë të përsëritur, ka kryer veprime të turpshme ndaj saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin A. M., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, është konstatuar duke hedhur inerte në det, në zonën e plazhit që ka në menaxhim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Po ndodh...

ide