Hungaria kthehet drejt Evropës, Ursula von der Leyen përshëndet rezultatin e zgjedhjeve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas zgjedhjeve në Hungari, ku kryeministri Viktor Orban pësoi humbje. Ajo e ka cilësuar vendimin e qytetarëve si një rikthim të vendit në rrugën evropiane.
Në deklaratën e saj, Von der Leyen theksoi se Evropa ka qenë gjithmonë pranë Hungarisë dhe se ky rezultat përforcon jo vetëm orientimin e vendit drejt Bashkimit Evropian, por edhe vetë Unionin.
“Hungaria ka zgjedhur Evropën. Evropa gjithmonë ka zgjedhur Hungarinë. Së bashku, ne jemi më të fortë,” u shpreh ajo.
Mesazhi i Presidentes së Komisionit Evropian duket si një sinjal për një kapitull të ri mes Hungarisë dhe BE-së, pas një periudhe të gjatë tensionesh me qeverinë e Orban.
Kujtojmw se konfliktet mes Viktor Orban dhe Bashkimit Evropian kanë qenë të vazhdueshme për shkak të politikave të tij kundër linjës së përbashkët të BE-së, veçanërisht në raport me Ukrainën, sundimin e ligjit dhe përdorimin e vetos për vendime të rëndësishme.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128