Triumf me “aromë” titulli! Interi përmbys Komon në duelin emocionues me 7 gola dhe i bën nder… Juventusit dhe Milanit

Duel emocionues me plot 7 gola mes Komos dhe Interit që përfundoi me shifrat 3 me 4 për zikaltrit e Kristian Kivu. Një sukses me “aromën” e titullit kampion për interistët që e shikojnë veten plot 9 pikë diferencë nga Napoli i vendit të dytë.
Fitorja e Interit i shkoi për shtat edhe Juventusit dhe Milanit, në rivalitetin për zonën Champions.
Dopietat e Turam dhe Dumfris i dhuruan fitoren Interit, ndërkohë që për Komon e Fabregas shënoi Aleks Vale, Niko Paz dhe Da Kunja.
Ky takim ishte i vlefshëm për javën 32 në Seria A.
Zikaltërit e drejtuar nga Kivu shkojnë në diferencë +9 pikë nga vendi i dytë. Hapat fals mund t’i kushtojnë shtrenjtë Milanit dhe Napolit.
Komo në anën tjetër hedh sytë nga zona Champions. /Panorama Sport/
Alex Valle 37’/ Nico Paz 45’/ Marcus Thuram 46′, 49’/ Dumfries 58′, 72’/ Da Kunja 88’/
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128