“Hungaria është një provë për të gjithë ne”/ Spiropali: Europa nuk matet nga sa larg shkon pushteti, por si funksionojnë kufijtë e tij

12 Prill 2026, 22:47 / POLITIKË ALFA PRESS

“Hungaria është një provë për të gjithë

Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spirolali, ka reaguar mbrëmjen e sotme për zgjedhjet në Hungari dhe rezultatin e tyre, duke përshëndetur fitoren e opozitës.

Ajo e cilësoi si një sinjal të thellë për vetë Evropën dhe jo vetëm ndryshim për Hungarinë.

Deputetja nënvizoi se modeli i Orban për shumë vite sfidoi Bashkimin Evropian.

“Nëse Hungaria hyn në një fazë të re politike, ky nuk është thjesht një ndryshim qeverie. Është një sinjal më i thellë për vetë Europën. Për shumë vite me radhë, modeli i Viktor Orban ka sfiduar një nga parimet themelore të Bashkimit Europian; që demokracia nuk është vetëm votë, por edhe standard, jo vetëm shumicë, por edhe kufizim i pushtetit”, shkruan ajo në postimin e saj.

Spiropali përshëndeti fitoren e opozitës dhe liderit të saj Magyar, duke u shprehur se:

“Fakti që një figurë si Peter Magyar, i dalë në skenë vetëm pak vite më parë, arrin të fitojë masivisht dhe të mobilizojë një shoqëri të tërë, tregon se edhe në sisteme të konsoliduara dhe të inventarizuara në pushtet, ekziston hapësira për ndryshim. Dhe se energjia politike nuk është e mbyllur, por pret momentin për t’u shprehur”, vijon ligjvënësja socialiste.

Dhe në fund e quan Hungarinë ehde një provë për Evropën:

“Në këtë kuptim, Hungaria nuk është vetëm Hungari. Është një provë për të gjithë ne. Sepse Europa nuk matet nga sa larg shkon pushteti, por nga sa fort funksionojnë kufijtë e tij”.

Postimi i plotë i Elisa Spiropalit:

Hungaria dhe prova e Europës

Nëse Hungaria hyn në një fazë të re politike, ky nuk është thjesht një ndryshim qeverie. Është një sinjal më i thellë për vetë Europën.

Për shumë vite me radhë, modeli i Viktor Orban ka sfiduar një nga parimet themelore të Bashkimit Europian; që demokracia nuk është vetëm votë, por edhe standard, jo vetëm shumicë, por edhe kufizim i pushtetit.

Fakti që një figurë si Peter Magyar, i dalë në skenë vetëm pak vite më parë, arrin të fitojë masivisht dhe të mobilizojë një shoqëri të tërë, tregon se edhe në sisteme të konsoliduara dhe të inventarizuara në pushtet, ekziston hapësira për ndryshim. Dhe se energjia politike nuk është e mbyllur, por pret momentin për t’u shprehur.

Ky ndryshim madhor në Hungari do të thotë se edhe në zemër të Europës, shoqëritë kanë ende fuqinë të rikthejnë balancën, të korrigjojnë devijimet dhe të kërkojnë institucione që funksionojnë.

Por mbi të gjitha, do të thotë se Europa, sot, fitoi një betejë më të madhe; besimin në vetvete. Në një kohë kur ndikimet e jashtme, përfshirë influencën ruse, kanë kërkuar të zbehin këtë besim, një kthesë e tillë tregon se vlerat europiane nuk janë thjesht parime në letër, por forca madhore që mund të rikthehen dhe të mbrohen nga vetë shoqëritë.

Kjo është një kujtesë e rëndësishme për të gjithë: Europa nuk është një gjendje e përhershme. Është një proces i vazhdueshëm për të mbajtur, mbrojtur dhe forcuar demokracinë funksionale.

Në këtë kuptim, Hungaria nuk është vetëm Hungari. Është një provë për të gjithë ne.

Sepse Europa nuk matet nga sa larg shkon pushteti, por nga sa fort funksionojnë kufijtë e tij”.

Po ndodh...

ide