Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

13 Prill 2026, 00:01 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100

Katër finalistët e këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP” janë Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti. Teksa pritej një mbrëmje e qetë dhe të festonin bashkë se ishin finalistë, Rogerti vendosi që të debatonte me të gjithë. E mesa duket Miri është zhgënjyer nga ai, pasi banori nuk ia kurseu as atij ofendimet.

Një një bisedë me Mateon, Miri u shpreh se të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë pasi do kishin qëndruar rehat gjate ketyre diteve.

Mateo: Të kishte ndejtur Brikena këtu, do të ishte java më e bukur për të katërt.
Miri: Ti mendon se nuk e shpresoja ashtu.
Mateo: Javë më të bukur nuk do të kishte. Po pse e the me zë të lartë në Prime, me shoqërinë që kam me Rogertin, dua atë në finale.
Miri: Shoqëri për shoqëri do t’i shkoja unë asaj gjësë.
Mateo: Ja shoqëria, ta kemi thënë të gjithë.
Miri: Iku në punë të vet.
Mateo: Ta kemi thënë të gjithë.
Miri: Nuk ka rëndësi çfarë ke thënë, shkoi në punë të vet, kaq.
Mateo: Do ishim kënaqur, me sfida, me gjëra, me pozitivitet, me të qeshura.
Miri: Ja pra, janë njerëzit që e duan.

Po ndodh...

ide