Drita shkëputet në krye, Ballkani ndalet, Drenica fiton në “Zahir Pajaziti”

Drita ka shënuar fitore shumë të rëndësishme me përmbysje të rezultatit ndaj Ferizajt, në kuadër të javës së 28-të në Albi Mall Superligë, duke triumfuar 2:1 në shtëpi. Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 18-të, kur Kushtrim Shabani realizoi pas një harkimi që përfundoi në rrjetë, duke befasuar portierin Faton Maloku.
Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm. Në minutën e 36-të, Vesel Limaj barazoi me një supergol nga distanca, duke rikthyer baraspeshën. Në pjesën e dytë, Drita rriti presionin dhe në minutën e 82-të arriti golin e fitores, kur Liridon Balaj u tregua i saktë para portës për rezultatin përfundimtar 2:1.
Me këtë fitore, Drita forcon pozitën e parë në tabelë, duke krijuar një diferencë prej pesë pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, Ballkanit. Ky i fundit ka lëshuar dy pikë të rëndësishme në garën për titull, pasi u ndal në barazim 1:1 në shtëpi nga Gjilani. Skuadra nga Suhareka kaloi në epërsi herët, me golin e Almir Kryeziut në minutën e 11-të. Ndeshja u karakterizua nga ritëm i lartë dhe raste nga të dyja skuadrat, por pa konkretizim deri në minutat e fundit. Kur gjithçka dukej se po përfundonte me fitore të Ballkanit, Armend Thaqi realizoi në minutën e 90-të ndaj ish-skuadrës së tij, duke siguruar një pikë të rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Debatik Curri, e cila tani ngjitet në pozitën e tretë me 43 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Drenica ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në luftën për mbijetesë, duke mposhtur Llapin me rezultat minimal 1:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Skuadra nga Skenderaj ishte më kërkuese gjatë gjithë takimit dhe gjeti golin e fitores në minutën e 70-të, kur Kreshnik Uka realizoi pas një aksioni të ndërtuar mirë.
Pas kësaj fitoreje, Drenica arrin në kuotën e 32 pikëve, aq sa ka edhe Llapi, duke e bërë edhe më të fortë garën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.
Dje Prishtina e Re triumfoi ndaj Malishevës, duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë, ndërsa nesër zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj jave, ku ballafaqohen Prishtina dhe Dukagjini.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128