Fitorja e Magyar dhe rënia e autoritarit Orban/ Bushati: Mund të sjellë efekte zinxhirë për të ngjashmit në Ballkanin Perëndimor

12 Prill 2026, 23:54 / POLITIKË ALFA PRESS
Fitorja e Magyar dhe rënia e autoritarit Orban/ Bushati: Mund të

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor në Hungari, duke e cilësuar fitoren e Péter Magyar si një moment të rëndësishëm për demokracinë liberale në Evropë.

Sipas tij, ky rezultat që kulmoi me rënien e Viktor Orban pas 16 vitesh në pushtet, mund të ketë ndikime më të gjera edhe në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në raport me modelet e qeverisjes që kanë pasur mbështetje nga Hungaria në rajon.

Reagimi
Fitorja e Péter Magyar në Hungari ???????? shënon një fitore të rëndësishme për demokracinë liberale dhe për Evropën në tërësi. Ka shumë gjasa që kjo të ketë efekte zinxhir në modelet e ngjashme të qeverisjes që janë mbështetur nga Hungaria në Ballkanin Perëndimor.

Po ndodh...

ide