Ku do të shtrihen pistat e hetimeve? Humbi jetën në atentat poshtë pallatit, Eduard Reçi ish-drejtor i SHISH

Eduard Reçi ka humbur jetën pas një atentati që ju bë në afërsi të banesës së tij në rrugën e Elbasanit, në kryeqytet.
Biznesmeni i ndërtimit ka ndërruar jetë këtë mëngjes në spitalin e Traumës, pas një atentati të rëndë.
52-vjeçari u qëllua me plumb në kokë pranë pallatit të tij në rrugën "Faik Konica", afër Fakultetit Ekonomik në Tiranë, aty ku kishte ndërtuar edhe një nga projektet e tij.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, Reçi ishte duke ecur në këmbë pranë banesës së tij, kur u qëllua me një të shtënë të vetme nga një person ende i paidentifikuar. Plumbi përshkoi kokën e biznesmenit, duke shkaktuar një plagë të rëndë të cilës ai nuk mundi t'i mbijetonte, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spital.
Eduart Reçi, me origjinë nga Dibra, ishte një figurë e njohur në fushën e ndërtimit, por gjithashtu kishte një të kaluar të rëndësishme në shërbimin inteligjent shqiptar, ku kishte shërbyer si ish-drejtor në SHISH. Kjo e kaluar mund të përbëjë një pistë hetimi për autoritetet, të cilat ende nuk kanë përcaktuar një motiv për këtë krim të rëndë.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, por pamjet tregojnë vetëm momentin kur Reçi bie përdhe pasi është qëlluar, pa arritur të identifikojnë autorët për shkak të errësirës së madhe. Familjarët e tij, të pyetur nga policia, kanë mohuar të kenë njohuri për konflikte të mundshme që viktima mund të kishte pasur.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
