Kultivoi 27 mijë rrënjë kanabis në Malësi të Madhe, në pranga 55-vjeçari Ajet Delishaj

Policia e Shtetit ka arritur të kapë dhe të vërë në pranga një nga autorët e dyshuar të shpallur në kërkim gjatë fazës së dytë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”. 55-vjeçari i ndaluar, Ajet Delishaj ka kultivuar 6300 fidanë narkotikë në tokë dhe 20 300 fidanë të tjerë në kubikë, të cilët u gjetën dhe u asgjësuan nga Policia, 3 ditë më parë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të veprimeve të thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit A. D., 55 vjeç, banues në Malësi të Madhe. 55-vjeçari ishte shpallur në kërkim gjatë fazës së dytë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, që u zhvillua 3 ditë më parë, në zbatim të planit operacional për kontrollin e territorit.
Ky shtetas dyshohet se është autori i kultivimit të 6300 fidanëve të dyshuar cannabis sativa në tokë dhe i 20 300 fidanëve të tjerë në kubikë, që u gjetën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit të fshatrave Gruemirë dhe Çesme, Malësi e Madhe. Temperatura të larta, por priten rrebeshe shiu/ Ja parashikimi i motit për sot
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme,”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



