Kundërshtoi vendimin, e fyeu dhe tentoi ta godiste gjykatësen, arrestohet lushnjari

13 Prill 2024, 13:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kundërshtoi vendimin, e fyeu dhe tentoi ta godiste gjykatësen,
Policia ka vënë në pranga një 63-vjeçar i cili kundërshtoi vendimin e gjykatëses, gjatë një seance gjyqësore për çështje pronësie, e fyevi dhe më pas tentoi ta godiste atë.

Ai pretendonte se vendimi i gjyqtares ishte i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore, i përkiste atij.

Në Gjykatën Administrative Lushnjë, gjatë një seancë gjyqësore për çështje pronësie, shtetasi J. K., pas vendimit të marrë nga gjykatësja e çështjes, ka kundështuar vendimin, ka fyer gjykatësen dhe më pas ka tentuar ta godasë atë, me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore, i përkiste atij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë kryer veprimet procedurale për ndalimin e shtetasit J. K., 63 vjeç, banues në Sarandë.” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...