La ‘Range Rover-in’ ndezur për të shkuar në market në Lungomare, 35 vjeçari i vjedh makinën

Një 35 vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar që të vjedhë një makinë tip Range Rover në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në Lungomare pranë një marketi, ku shoferja ka lënë makinën ndezur dhe me bllokazh për pak minuta për të shkuar në market, por 35 vjeçari ka marrë makinën dhe është larguar me shpejtësi.
Pas marrjes së informacionit, policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit ndërsa falë kamerave të sigurisë nëpër qytet është mësuar edhe itinerari i lëvizjes. Policia ka mundur ta rrethojë e ta ndalojë të riun që vodhi makinën në autostradë, pranë fshatit Panaja.
Hajduti i makinës rezulton të jetë A.Goxhaj, autori i vjedhjes rezulton me precedent të mëparshëm, dhevetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici. Reagimi i policisë ka qenë e menjëhershëm ndërsa autori është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


