Laert Haxhiu për mediat greke: Aldo Bare pagoi 1 milion euro për të më vrarë

9 Dhjetor 2023, 16:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Laert Haxhiu për mediat greke: Aldo Bare pagoi 1 milion euro për
Një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri quhet Laert Haxhiu, është i burgosur në burgjet e Korydallos, dhe thuhet se mafiozi shqiptar Aldo Bare ka dhënë 1 milion euro për ta eliminuar atë. Bare po vuan tashme dënimin në burgjet shqiptare, pasi ka kryer krimet më të tmerrshme në qytetin e Lushnjës, në kohën kur regjimi i Berishës u shemb në vitin 1997 nga piramidat financiare.

Në kohën kur Aldo Bare vriste anëtarët e bandave rivale me breshëri kallashnikovi, ai ua priste kokat dhe luante me kafkat, duke treguar se sa i pamëshirshëm është. Ndërsa, Haxhiu u burgos fillimisht në Janinë e më pas është transferuar në Korydhalos. Ai ka thënë se Aldo Bare ka paguar shuma të mëdha parash ta vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje tepër të madhe.

Pse do të hakmerret Aldo Bare?

Shqiptari Laert Haxhiu ndodhet në burgjet greke, pasi emri i tij është i përfshirë në dy vrasje të bashkatdhetarëve të tij, të kryera në afërsi të sheshit ‘Karaiskaki’ në Athinë. Hetimet e policisë greke janë dhe arsyet se përse ai nuk ështe ekstraduar për në Shqipëri, ndonëse është arrestuar që në majin e kaluar, teksa u kap në Janinë. Mafiozi Aldo Bare thuhet se ka ofruar shumën prej 1.000.000 eurosh për “kokën” e Haxhiut, pasi Laerti në vitin 2017 vrau dy nipat e mafiozit në një kafene në Lushnjë. Fuqia e mafiozit shqiptar Aldo Bare është aq e madhe saqë ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha akuzoi publikisht kryeministrin Edi Rama se ka marrë ryshfet prej 300 mijë eurosh për të shkarkuar prokurorin, që propozoi dënimin e Bares me dy burgime të përjetshme.

Po ndodh...

ide