Lajm i mirë për shqiptarët që punojnë në Kroaci, marrëveshje mes dy vendeve

22 Shtator 2022, 14:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Lajm i mirë për shqiptarët që punojnë në Kroaci,

Shqipëria dhe Kroacia kanë kaluar me sukses raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë vetë lajmin ku shprehet se rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës.

Rama shton se pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

 

Po ndodh...