LAJMI I FUNDIT/ Aksident në Vlorë, përplasen 2 makina, njëra përfundon brenda lokalit...

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në një kryqëzim pranë ish-shtëpisë së oficerëve në qytetin e Vlorës.
Si pasojë e aksidentit, një prej automjeteve ka përfunduar brenda në një lokal.
Dy persona janë transportuar në spital pasi kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që po hetohen shkaqet e tij.
NJOFTIMI
“Sot, rreth orës 17:30, në lagjen “28 Nëntori”, pranë mobileri “Aliko”, një automjet tip "Benz" me drejtues shtetasin A. A., 29 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Ford” me drejtues shtetasin B. S., 28 vjeç, automjeti i këtij të fundit, si pasojë e përplasjes ka dëmtuar fasadën e jashtme të një lokali. Gjithashtu si pasoje e aksidentit, kanë ngelur të dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjerja që ndodhej në të, të cilët pas marrjes së mjekimit, dolën nga spitali.
Drejtuesve të automjeteve, të dy të pajisur me leje drejtimi, ju krye testi i alkoolit i cili rezultoi 0. 254 mg/l për shtetasin A. A dhe 0. 000 mg/l për shtetasin B. S”, njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
