Lejet e qëndrimit 3-vjeçare, lajm i mirë për shqiptarët në Itali

10 Dhjetor 2023, 19:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Lejet e qëndrimit 3-vjeçare, lajm i mirë për

Italia ka aktivizuar së fundmi dekretin për fluksin migrator, për të dytën herë radhazi brenda një viti, por të mbartur prej çështjes së pandemisë së COVID-19.

Me këtë dekret në fuqi, të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Itali prej periudhës së COVID mund të aplikojnë për leje qëndrimi, me komoditetin se ajo nuk do të jetë më e vlefshme për 6 muaj apo 1 vit, por për 3 vjet.

Avokati shqiptar që operon në Firenze, Orient Hoxha dha detaje për ecurinë e këtij procesi, duke thënë se kërkesat për leje qëndrimi kanë qenë jashtëzakonisht të larta.

“Po janë bërë kërkesat e para për dekretin e fluksit në fillim të muajit dhe ka pasur shumë kërkesa krahasim me sa vende. Vetëm për pastruese ka pasur rreth 100 mijë kërkesa por do të pranohen vetëm 10 mijë, vetëm 10%. Gjithsesi në shkurt do të ketë një valë të dytë kërkesash dhe kush nuk ka hyrë mund të aplikojë sërish. Në përgjithësi personat e atyre shteteve që kanë marrëveshje me Italianë janë më të privilegjuar kur aplikojnë.”, tha Hoxha.