Lezhë/ Banorët në protestë, fshati Barbullojë pa energji elektrike

Banorët e fshatit Barbullojë në Lezhë kanë protestuar për mungesën e një rrjeti të sigurtë të energjisë elektrike.
Sipas tyre amortizimi I rrjetit elektrik u ka djegur elektroshtëpiaket dhe u ka vënë në rrezik jetën në banesa.
Furnizimi me energji elektrike eshte kthyer ne shqetësim serioz për banoret e fshatit Barbullojë, në Lezhë.
Prej mbrëmjes te së dielës, disa familje kanë mbetur në errësire si dhe u janë djegur pajisjet elektroshtepiake për shkak te luhatjes te tensionit, duke ju rrezikuar dhe jetën në banesa.
Të revoltuar nga kjo situate e vazhdueshme, banorët dolën në proteste, duke deklaruar se problemi me energjinë elektrike është i përsëritur dhe tashmë përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e tyre.
Sipas tyre, pavarësisht ankesave të vazhdueshme, asnjë investim nuk është kryer ne rrjetin elektrik, i cili është i amortizuar dhe ne gjendje te renduar.
Autoritetet kanë kryer inspektime në zonë me premtimin se situate do të rregullohet.
Po ndodh...
ide
Loja e Ramës me tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës!
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128