Vizita e Ramës në Kosovë, Kurti: Diskutuam për marrëveshjet bilaterale, të bashkëpunojmë për t’i shërbyer kombit tonë
16 Shkurt 2026, 17:11 / POLITIKË

Pas takimit me Ramën në Kosovë, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili shkruan rreth asaj që u diskutua mes dy homologëve.
“Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë.
Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë”-shkruan Albin Kurti.
Po ndodh...
ide
Loja e Ramës me tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës!
Nga Irena Beqiraj
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128