Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat nën 16 vjeç

Qeveria britanike po shqyrton ndalimin e përdorimit të mediave sociale për personat nën 16 vjeç, si pjesë e masave për rritjen e sigurisë së fëmijëve në hapësirën dixhitale. Nisma përfshin edhe vendosjen e kufizimeve për disa chatbot-e të inteligjencës artificiale.
Kryeministri Keir Starmer ka nisur muajin e kaluar një proces konsultimi publik mbi këtë çështje. Sipas mediave britanike, qeveria po punon që ndryshimet ligjore të miratohen menjëherë pas përfundimit të konsultimit, me synimin për të përshpejtuar hyrjen në fuqi të masave të reja.
Plani parashikon një ndalim të ngjashëm me modelin e zbatuar nga Australia, e cila u bë vendi i parë në botë që ndaloi aksesin në mediat sociale për personat nën 16 vjeç.
Autoritetet britanike synojnë të mbyllin edhe boshllëqet ligjore që deri tani kanë lënë jashtë rregullimit disa platforma dhe chatbot-e të AI, të cilat nuk mbuloheshin plotësisht nga rregullat ekzistuese të sigurisë online.
Po ndodh...
ide
Loja e Ramës me tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës!
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128