Vizita në Kosovë, kryeministri Rama pritet nga Albin Kurti!

Kryeministri Edi Rama është pritur mesditën e kësaj të hëne në Kosovë, 16 shkurt, me një ceremoni zyrtare nga homologu Albin Kurti, i sapokonfirmuar në detyrë.
Rama u takua më herët me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa vizita e tij vjen një ditë para Ditës së Pavarësisë të Kosovës dhe protestës që do të bëhet në Prishtinë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.
Po ashtu ai mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala në Prishtinë, dedikuar gjyqit në Hagë kundër ish krerëve të UÇK-së.
Kryeministri e cilësoi Prokurorinë Speciale të Hagës si një “prokurori idiotësh” pasi ka kërkuar 180 vite burg për 4 ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shtuar se nuk ka mundur që të provojë asgjë nga akuzat që ka ngritur kundër tyre.
Rama tha se lufta e UÇK nuk kishte të bënte as me terror dhe as me spastrim etnik por kundër sunduesve të huaj. Rama e cilësoi këtë proces si të nxitur nga raporti famëkeq i Dick Marty pr Dick Marty, për të cilin tha se uron që të mos prehet aty ku është.
Po ashtu, kryeministri u shpreh se edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është “kërcënuar” për dy vjet nga Prokuroria e Specializuar në Hagë, pasi sipas tij, nuk lejoi që prokurorët të kërkonin për “prova” edhe në zyrën e Presidentit.
Po ndodh...
ide
Loja e Ramës me tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës!
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128