Ligji për bastet, ironia e gazetarit të njohur: Jepni licensa për 1 mije kompani se do bëhemi miliarderë
Këshilli i Ministrave dha diten jeshile për pr/ligjin për lojrat e fatit më 19 korrik, në të cilin parashikohet se bastet sportive do të luhen vetëm online.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, gazetari Klodian Tomorri i është rikthyer përsëri kësaj çështje.
Me nota ironie ai shkuan se ligji i basteve është i denjë për çmimin Nobel.
Statusi i Klodian Tomorrit
Ka nje kryeveper ky ligji i basteve, qe eshte e denje per cmim Nobel. Shikoni ca thone keta shkencetaret e qeverise ne relacion.
Ne vitin 2018, ishin 3 kompani bastesh dhe buxheti i shtetit mblidhte 2 miliarde leke taksa ne vit. Por tani, qe po i hapim prape nuk do jene me 3, por 10 kompani bastesh, ndaj buxheti do mbledhe 6.5 miliarde leke taksa ne vit.
Keta e dikan se po te shtosh numrin e kompanive shtohen dhe leket qe mbledh buxheti ne te njejtin proporcion. Po mire, a t'ju jap une nje formule, qe t'ja hedhim fukarallekut?
Jepni licenca per 100 kompani bastesh, qe te mbledhim 65 miliarde leke ne vit. Ose ose beni 1 mije kompani bastesh fare qe te mbledhim 6,5 miliarde euro ne vit. Ja fusim per pasuri Norvegjise, Suedise, Dubait dhe gjithe dynjase.
Keshtu nuk kemi me nevoje as per ate naften e Shpiragut. E cojme rrogen ne shtet 70 mije euro ne muaj, pensionin e pleqve 40 mije euro ne muaj dhe vendosim vizat per qytetaret e BE-se se do na mbysin emigrantet pastaj.
Ah ne dore te kujt ka rene shteti. Mjere mileti. S'mbeti tutkun pa shkruar nga nje ligj.
Pengesa e projektit amerikan
ide
10 urdhëresat për deputetët dhe ministrat e ardhshëm
SPAK po i jep një shans të fundit PD-së
Problemin nuk e kemi te Rama, as te Tritani, por te Belindi!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128