
Lirohet nga burgu nëna lehonë: Nuk isha në dijeni të gjobës!

Gjykata ka pezulluar vendimin për dënimin me burg të Diana Bahçjas. Nëna lehonë është liruar nga burgu deri në shqyrtimin e kërkesës për shlyerjen e gjobës. Seanca e ardhshme do të jetë në 14 prill.
Të pranishëm në seancë ishte edhe bashkëshorti i saj, si edhe përfaqësues të Komitetit të Helsinkit dhe të organizatave të tjera. Kërkesa për pezullimin e ekzekutimit po gjykohet nga gjyqtari Ardit Mustafaj.
Diana Kolaveri Hoshi është dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshorti i saj, Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën. Pavarësisht pretendimeve të tij, faktet tregojnë se Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati është dënur nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e ka firmosur dhe e dënuara thuhet se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi ka vendosur zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lekë në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Fijet e nëndheshme që lidhin Sali Berishën me Edi Ramën!
ide

Gëzuar 1 prillin, ditën e ngjalave të Metës!


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128