“London”, vunë lëndë plasëse në një banesë në Vorë, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Komisariati numër 7 në Vorë ka finalizuar operacionin e koduar “London”. Në kuadër të operacionit, u arrestua një 27-vjeçar që dyshohet se ka vendosur lëndë plasëse në një banesë, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se në prangat e policisë ka rënë shtetasi Oltion Çeça.
Njoftimi:
Vorë, Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 7, Tiranë, Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale e Kërkimin dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “London”.
U vu në pranga shtetasi O. Ç., 27 vjeç, dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. D., 27 vjeç, të cilët dyshohet se kanë vënë lëndë plasëse në banesën e shtetasit E. A.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. S., banues në Fushë Krujë, dhe A. C., banues në Fushë-Prezë.
Policia, në kontrollet e banesave të këtyre të fundit, gjeti sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshje që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, një automjet dhe 5 celuarë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.
-
-
-
Ndryshimet e fundit të WhatsApp inatosin përdoruesit
19 Prill, 16:25
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



